Nisin punimet në kubëzimin e dy rrugëve dhe rregullimin e kanalizimit fekal në fshatin Xërxe

Në fshatin Xërxe të Komunës së Rahovecit kanë nisur punimet për kubëzimin e dy rrugëve dhe rregullimin e kanalizimit fekal në këtë fshat, të cilat janë paraparë të realizohen gjatë vitit 2016 dhe që kanë për qellim, lehtësimin e lëvizjes së banorëve të këtij fshati.

Fillimin e punimeve i ka parë nga afër edhe Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike.

Muhamet Behra, drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike për fillimin e punimeve në dy projekte në fshatin Xërxe u shpreh se në kuadër të dy projekteve të cilat do të realizohen ku në njërin prej tyre kanë filluar punimet gjatë kësaj jave do të kubëzohen dy rrugë dhe do të rregullohet kanalizimi fekal në këtë fshat.

Behra thotë po ashtu se kubëzimi dhe rregullimi i kanalizimit fekal, ka ardhur duke u bazuar në kërkesat e qytetarëve dhe kryetarit të këshillit të fshatit Xërxe, përfundimi i projekteve në këtë fshat, varët edhe nga kushtet atmosferike.

Behar Thaqi, kryetar i këshillit të fshatit Xërxe ka thënë fillimi i punimeve për kubëzimin e dy rrugëve dhe kanalizimit fekal, vërtetë ka qenë i nevojshëm për banoret e fshatit, pasi që të dy rrugët kanë qenë të dëmtuara. Thaqi shprehet po ashtu se me kubëzimin e dy rrugëve fshatit Xërxe, do ti shtohen edhe 2 kilometra e 700 metra rrugë të kubëzuara dhe 1 kilometër e 500 metra kanalizim fekal.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.