Nis rregullimi i rrugës vreshtare Nushpallë – Vrajakë – Ratkoc | E gjatë 4.6 km

Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec, ka njoftuar se po punohet vazhdimisht në rrugët vreshtare.

Sipas një njoftimit të djeshëm, tashmë kanë filluar punën për rregullimin e rrugës Nushpallë – Vrajakë – Ratkoc, e gjatë 4,600 metra.

“Rrugët vreshtare për ditë e më shumë po rregullohen! Kanë filluar punimet në segmentin rrugor: Nushpallë – Vrajakë – Ratkoc i gjatë 4,600 metra”, thuhet në njoftim.

Nga afër punimet i ka përcjell edhe drejtori i Bujqësisë, Berat Duraku, bashkë me përfaqësuesit e fshatrave.

Investimi është i Minsitrisë së Bujqësisë, theksohet në njoftim.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.