Nis rregullimi i një rruge fushore në fshatin Senoc

Në fshatin Senoc të Komunës së Rahovecit, kanë nisur punimet për shtruarjen me zhavorr të një rruge fushore ”Lugu i livadheve” me gjatësi prej 1640 metrave. Rregullimi i kësaj rruge është duke u bërë në kuadër të projektit për “Rregullimin e rrugëve fushore në Komunën e Rahovecit”.

Daut Krasniqi, kryetar i këshillit të fshatit Senoc, për fillimin e punimeve për shtruarjen e rrugës fushore me zhavorr u shpreh shumë, falënderues ndaj Komunës për fillimin e punimeve në këtë projekt të një rëndësie të madhe për banorët e këtij fshati duke thënë se vërtet, kjo rrugë ka pasur nevojë të shtohet me zhavorr për t’ju lehtësuar lëvizjen e fermerëve të cilat i kanë arët e tyre nga pjesa kah kalon kjo rrugë.

640x74

Në kuadër të projektit “Rregullimin e rrugëve fushore në Komunën e Rahovecit”, gjatë vitit 2016 janë rregulluar disa rrugë fushore në Rahoveci, dhe fshatrat Zoqisht, Fortesë dhe Radoste.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.