Nis projekti për mirëmbajtjen dhe zgjerimin e ndriçimit publik në Komunën e Rahovecit

Komuna e Rahovecit përmes buxhetit të saj, ka nisur punimet në realizimin e projektit që ka të bëjë me mirëmbajtjen dhe zgjerimin e ndriçimit publik në qytetin e Rahovecit si dhe nëpër disa fshatra.

Punimet në këtë projekt kanë nisur, në rrugën “Xhelal Hajda-Toni”, në qytetin e Rahovecit për të vazhduar edhe në rrugët tjera të cilat janë paraparë të mirëmbahen dhe të zgjerohet me rrjet të ri të ndriçimit publik.

Përmes këtij projekti, janë paraparë të mirëmbahet dhe të zgjerohet rrjeti i ndriçimit publik në dhjetë rrugë në qytetin e Rahovecit kurse fshatrat në të cilët do të zgjerohet ndriçimi publik dhe sipas kërkesave janë fshatrat Ratkoc, Fortesë dhe Krushë e Madhe.

Komuna e Rahovecit,ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me kompaninë e cila do të mirëmbaj rrjetin ekzistues të ndriçimit publik.

ndriqim-1

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.