Rahoveci vazhdon të jetë në regjim të ashpër të reduktimeve të energjisë, apo edhe poshtërsisë së sofistikuar: “rrymë një fazore”.
Sipas informacioneve të fundit që posedon Rahoveci24, ngarkesa nuk ka, por thjeshtë Rahoveci është nën reduktime si zonë periferike e parëndësishme njëjtë sikurse Malisheva dhe të tjera zona, ku Lëvizja Vetëvendosje nuk ka bazen votash.
Tashmë në Pejë është paralajmëruar një protestë, dhe një e tillë me shumë gjasë DUHET të organizohet edhe në Rahovec, pasi që zgjidhje tjetër nuk ka.
Rahoveci po diskriminohet, ashtu siç po diskriminohen të tjera qytete të mëdha ku Lëvizja Vetëvendosje nuk ka bazen votash.
Ndërprerjet me energji elektrike po ndikojnë shumë në mirëqenien e familjeve kosovare, veçanërisht edhe mërgimtarëve që kanë ardhur për pushime.
/Rahoveci24/


