Nga “Zero” në HERO – Ringjallja e madhe e Musab Malës

Rahoveci zhvilloi ndeshjen më të mirë të sezonit pikërisht atëherë kur duhej, sfidën jetike ndaj një prej skuadrave më të forta, Trepça të cilën e fitoi me rezultat 79-78.

Ndeshja e madhe që u karakterizua me një publik madhështor, u fitua falë paraqitjeve të gjithë ekipit, ku të gjithë ishin të jashtëzakonshëm në këtë sfidë si në sulm ashtu edhe në mbrojtje.

Por, kritikat duket se i kanë bërë shumë mirë Musab Malës pas paraqitjeve aspak të mira të tij.

Edhe portali Rahoveci24 e kritikoi Malën me një artikull, gjë që duket se i ka bërë mirë basketbollistit i cili ka reflektuar dhe ka punuar fuqishëm.

Pikërisht atëherë kur duhej, kur Trepça konsolidoi mbrojtjen në pjesën e dytë dhe ishtë vështirë shënimi i pikëve, pikërisht atëherë ishte Musab Mala ai që shënonte për Rahovecin, duke e çuar fuqishëm drejt fitores klubin tonë.

Musab Mala ndeshjen e përfundoi me 17 pikë, 6 asistime, 4 kërcime e 2 topa të vjedhur.

Duket se atmosfera i pëlqeu Musab Malës dhe pas kësaj paraqitje dhe fitoreje, edhe në 7 ndehsjet e mbetura jetike të këtij sezoni në shtëpi, Mala do të ketë atmosferën e njëjtë, në mos edhe më të zjarrtë për ta shijuar.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.