Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar gjithë mbrëmjen në Rahovec për t’i dhënë mbështetjen Smajl Latifit te i cili i ka të gjitha shpresat për një mandat të tretë qeverisës në Komunën e Rahovecit.
Pas tubimit me simpatizantë në Parkun e Qytetit aty ku Latifi konfirmoi zyrtarisht kandidaturën, kryesia e AAK-së vazhduan për në Stone Castle.
Aty ata u pritën nga pronari i Stone Castle, Rrustem Gecaj, ku të pranishëm shihen antarët e kryesisë së AAK-së dhe Ramush Haradinaj.
Foto është publikuar në rrjetet sociale dhe disponimi duket mjaft i mirë.
Deri tash kandidaturën kundër Latifit e ka konfirmuar vetëm LDK me Burim Krasniqin, kurse në pritje të caktimit të kandidaturave janë PDK dhe Lëvizja Vetëvendosje, me këtë të fundit që shihet si problemi më i madh për Smajl Latifin duke parë fitoren e VV-së në zgjedhjet e 14 Shkurtit.
/Rahoveci24/