Nga shtatori i këtij viti do të fillojë punën shkolla e mesme jo formale në komunën e Rahovecit.
Shkolla e mesme jo formale dot ë fillojë regjistrimet nga shtatori, ku të gjitha femrat që nuk kanë mundur të vijojnë shkollimin e mesëm për arsye të ndryshme mund të vijojnë shkollimin tash.
Kjo u konfirmua në takimin që Beatrisa Pista – Demiri pati me gratë e forumit të gruas demokratie të Kosovës dhe gra tjera të komunës së Rahovecit, ku u konfirmua pozitivisht kjo iniciativë.
Shkolla e mesme jo formale do të veprojë në shkollën “Selajdin Mullabazi – Mici”.