Basketbollisti tjetër vendor që erdhi me shumë bujë dhe që u shndërrua në të parapëlqyerin e publikut dhe qytetarëve të Rahovecit, Musab Mala, nuk pati ditën më të mirë ndaj Trepçës.
Mala në ndeshjen ndaj Trepçës hyri mjaft i motivuar, duke ditur se është ndeshje me peshë sezonale për Rahovecin.
Mbi të gjitha motivimi erdhi nga dy triple double në dy ndeshje rresht që ai i regjistroi.
Megjithatë, ndaj Trepçës ai pati ndeshjen më të dobët të tij në karrierë, duke regjistruar 0 pikë, 1 kërcim dhe 1 asistim.
Mala gjuajti 6 herë dhe nuk qëlloi asnjëherë, teksa për gjuajtje të lira nuk ishte në asnjë moment në pozitë.
Basketbollisti i Rahovecit ka kohë për të pushuar pasi ndeshjet e kampionatit rikthehen pas 20 ditësh, pas përfundimit të ndeshjeve kualifikuese të Kosovës.
Sigurisht se Mala do të rikthehet në formë e për këtë do të ndihmojë edhe lojtari i ri T.J. Dunans që do të krijojë edhe më shumë hapësirë për fundorin e klubit të Rahovecit.