E plotësuar 22:00h – Nga aksidenti i ndodhur pak çaste më parë afër “Restaurant Jaha” kanë vdekur 3 persona.
Rahoveci24 merr vesh se të tri personat e vdekur nga aksidenti janë një familje nga Prizreni, prindërit dhe i biri i tyre.
Të lënduar të tjerë janë nga Rahoveci dhe nga vetura tjetër e përfshirë në aksident.
Ende nuk dihen rrethanat se si ndodhi aksidenti më i rëndë në vitet e fundit në Rahovec.
________________________
Një aksident i rëndë komunikacioni ka nddohur sonte në Rahovec, e ku ka të lënduar dhe dyshohet për të vdekur
Në orët e mbrëmjes, sonte, ka ndodhur një aksident komunikacioni në Rahovec te Restorant “Jaha” ku janë përfshirë dy vetura, raporton Telegrafi.
Burime të Telegrafit nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura, me ç’rast lëndime të rënda kanë marrë disa persona dhe dyshohet se një person ka vdekur.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar autoambulancat dhe policia. /Telegrafi/