Rahoveci i shkon Bashkimit në Prizren nga ora 19:30 në duelin e dytë të Playoffit.
Pas performancës së dobët në ndeshjen e parë, në stërvitjen e fundit trajneri kërkoi më shumë angazhim dhe u punua për t’u përgjigjur në takimin e dytë.
Burime të Rahoveci24 mësojnë se në stërvitje qëndruan drejtori sportiv, Alban Rama, presidenti Bekim Hoxha dhe zv. presidenti Fidan Rama.
Të tri zyrtarët e klubit u bënë thirrje lojtarëve ta harrojnë ndeshjen e parë dhe të reagojnë në ndeshjen e dytë për ta bërë krenar qytetin.
Zv. presideti Fidan Rama gjatë takimit pyeti lojtarin kryesor Mark Williams nëse Rahoveci vërtet është aq i dobët sa për atë performancë, ndërkaq amerikani kërkoi falje për performancën e tij dhe u zotua të shkëlqejë në ndeshjen e dytë.
Më kritikët ishin Bekim Hoxha dhe Alban Rama, të cilët shprehën besimin në vlerën e ekipit, duke besuar se ndeshja e parë nuk pasqyron kualitetin e ekipit.
Burime tjera të Rahoveci24 bëjnë të ditur se Junious Prowell është favorit për të startuar pasi ishte më i miri ndeshjen e kaluar dhe tregoi formë të lartë në stërvitje edhe pse ky vendim do merret nga trajneri në momentet finale.
Ndeshja transmetohet nga ora 19:30 sot në KTV.