Nga 11 fitore të dyja klubet, rivaliteti i madh ndër vite me Trepçën gati për t’ia servuar historisë episodin e radhës

Kapiteni legjendar Besnik Sharku në duelin çerekfinal të Kupës së Kosovës ndaj Trepçës të zhvilluar para 5 vitesh në Suharekë.

Rahoveci dhe Trepça nga dita e parë kanë pasur ndeshje të forta ndërmjet vete – edhe në kohën kur klubi mitrovicas nuk ishte aq i organizuar si sot.

Kujtojmë kohën kur Rahoveci merrte pjesë në çerekfinalen e Kupës dhe në Suharekë do të udhëtonin 2 mijë shikues nga Rahoveci për një ndeshje shumë të luftuar mes dy ekipeve.

Që nga ajo kohë, pra brenda 6 viteve të fundit janë zhvilluar 22 ndeshje, ku 11 fitore i ka Rahoveci dhe 11 fitore i ka Trepça.

Rahoveci fitoret i shënoi kur Trepça s’kishte momentin më të mirë, ndonëse klubi mitrovicas arriti edhe një fitore të madhe parvjet në ndeshjen e parafundit sezonale duke siguruar mbijetesën, atëherë kur Rahoveci shkoi deri në gjysmëfinalen e pestë ndaj Yllit dhe ekipin e drejtonte Takianos.

Një nga përballjet më epike të dy skuadrave ndërkaq regjistrohet në çerekfinalen e Kupës së Kosovës në vitin 2019, pak para se të nisë pandemia, ku ekipi i drejtuar nga Marjan Ilieveski mposhti atë të Plantakut të rikthyer në Rahovec pas një drame dhe shumë tensioneve në tribuna.

Rahoveci ka 11 fitore dhe Trepça 11 fitore, kurse e premtja është një episod i ri i përballjes mes një herë kampionit të Kosovës dhe një herë finalistit të kampionatit.

Trepça shihet si favorite për të premten, për shkak të buxhetit multi milionësh, mirëpo me publikun prapa, Rahoveci ka treguar ndaj Yllit se mund të mposhtë këdo në “Mizahir Isma”.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.