Nesër do të mbahet festa e madhe për KB Rahovecin në ndeshjen që ekipi jonë zhvillon ndaj Lipjanit.
FBK-ja ka konfirmuar se sfida do të zhvillohet në ora 18:00 të shtunën.
Por, udhëtimi do të bëhet nga ora 16:30 në mënyrë të organizuar me autobusë për të gjithë ata që duan të përcjellin këtë takim.
Nuk duhet të kursehen i madh i e i vogël e po ashtu as veturat private, në festën e madhe që do të mbahet në Suharekë.
Ekipi është gati për fitoren historike të 20-të në sezonin e rregullt.
Në këtë ndeshje do të jetë spektakël i pa parë nga tifozeria Vreshtarët, DJ Amiri dhe atmosferë e veçantë me tupanë dhe nga i gjithë publiku, një mbrëmje e pa parë për Rahovecin.
Ndeshja në mungesë të palestrës tonë mbahet në Suharekë.
Mungesa nuk arsyetohet…