Besnikët pranë kryetarit Smajl Latifi, ata që po e këshillojnë “mbrapshtë” të nervozuar me artikujt që pasqyrojnë realitetin me degradimin e komunës së Rahovecit, kanë reaguar nëpër mesazhe e komente të portalit, duke treguar se Rahoveci mori grant prej 1 milion eurosh për performancë.
Vlen të përmendet se këtë grant morën dhjetëra komuna tjera, por që sigurisht kanë vizion tjetër për të zhvilluar komunat e tyre.
Besnikët e kryearit dhe ata që po e këshillojnë “mbrapshtë” duhet të kuptojnë se nuk janë duke luftuar e as duke garuar për pushtet. Ata i kanë 65%, një shumicë absolute që nuk do ta kenë problem ta fitojnë edhe për 10 vitet e ardhshme.
Por, pyetja jonë është: Sa do të zhvillohet Rahoveci në 10 vitet e ardhshme?
/Rahoveci24/

