Nënshkruhet kontrata për rregullimin e rrugës ”UÇK”

Komuna e Rahovecit dhe programi për Decentralizimin dhe përkrahje të Komunave DEMOS ,i cili financohet nga Qeveria Zvicerane, dhe që zbatohet nga Helvetas Swiss Inter cooperation, kanë nënshkruar sot kontratën për shfrytëzimin e pjesës së dytë të grandit për vitin 2016.

Për projektin rregullimi i trotuarit në rrugën e ”UÇK-së”, krahu i majtë në qytetin e Rahovecit, faza e dytë.Nënshkrimi i kontratës u bë nga nënkryetar i Komunës së Rahovecit dhe Xhemali Haxhimustafa, dhe nga menaxheri i projektit DEMOS.

Projekti në fjale do të shërbejë për përmirësimin e kushteve për lëvizjen e banorëve të cilët jetojnë afër këtij trotuari. Në kuadër të këtij projekti janë të përfshira edhe ndriçimi publik dhe gjelbërimi. Faza e parë e rregullimit të trotuarit në rrugën e “UÇK-së” është 1200 metra, ndërsa faza e dytë do të jetë 400 metra.

640x74

Vlera e përgjithshme e kontratës së nënshkruar është 32 mijë e 374.50 euro.Pas nënshkrimit të kontratës nënkryetari i Komunës, Xhemali Haxhimustafa dhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Muhamet Behra, kanë falënderuar Norbert Pijls, menaxheri i projektit DEMOS për bashkëpunimin në projekte të cilat kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e hapësirave të gjelbra publike.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.