Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, në profilin e tij në facebook njofton se është nënshkruar kontrata për rregullimin e infrastrukturës publike, respektivisht ndërtimin e disa rrugëve me elementet përcjellëse në qytet.
Rrugët që do të rregullohen janë: Ali Sokoli; Fahredin Hoxha; Dëshmoret e Pashtrikut; Xhelal Hajda – Toni; Gzim Hamza – Piktori; Shejh Mihedini.
Këto rrugë do të trajtohen me infrastrukturë publike nëntokësore, kanalizim fekal dhe atmosferik, kabllo nëntokësore aty ku mungojnë, trotuare, ndriçim publik, asfaltim të terësishëm si dhe kanale për trajtim të ujit dhe devijimi i lumit Duhllo (afër Teqesë së Madhe të Halvetive).