Nënkryetarit dhe dy drejtorëve do t’u kontrollohet pasuria

Nënkryetarit të komunës së Rahovecit, Fatmir Iskës, do t’i kontrollohet pasuria.

Kështu ka konfirmuar Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK), që pas shortit të hedhur për verifikimin e pasurisë së zyrtarëve ka zgjedhur në këtë short Fatmir Iskën, nënkryetari e Rahovecit.

Ai nuk është i vetmi të cilit do t’i verifikohet pasuria.

Po ashtu në këtë listë të verifikimit të pasurisë janë edhe Albnor Mullabazi dhe Erhan Morina, dy drejtorët e qeverisjes komunale të Smajl Latifit.

Rahoveci24 mbrëmë raportoi për pasurinë e kryetarit të komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe deputetit, Visar Korenica.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.