Fatmir Iska dhe Afrim Hoti do të jenë kandidatët e degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Rahovec që do të garojnë për deputetë.
Emrat e tyre janë bërë publik gjatë një tubimi që u mbajt mbrëmë në këtë qytet ku ishte i pranishëm edhe kryetari i këtij subjekti politik, Ramush Haradinaj.
Zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme në Kosovë do të mbahen me 6 tetor.