Nënkryetari i AAK-së Smajl Latifi, njëkohësisht kandidat për kryetar të komunës së Suharekës, i ftuar në emisionin ”Context”, në ATV ka folur në lidhje me kandidaturën e tij për kryetar në komunën e Rahovecit.
Ai tha se përsëri do të jetë kandidat për kryetar të kësaj komune.
“Unë vazhdoj të jem kryetar komune në Rahovec, jemi në fund të mandatit zyrtar, përsëri do të jem kandidatë për kryetar në komunën e Rahovecit.”
Ndër të tjera ai foli edhe për zotimet e tij, nëse do të fitonte edhe një mandat katër vjeçar.
“Ne kemi një mal argumentesh dhe faktesh për ka kërkuar edhe një mandat të ri katër vjeçar dhe besoj se një qeverisje e hapur , komunikuese me qytetarët, duke shtuar këtu edhe vizionin e qartë për katër vjeçar është dëshmi e mjaftueshme dhe natyrisht ta fitojmë garën për shumë arsye, besoj që ne do të jemi fitues të garës.”