Trajneri i KB Rahovecit, Daniel Nelson, është shprehur i emocionuar pas fitores ndaj KB Pejës, duke thënë se kjo fitore erdhi pas një kohe të gjatë të vështirësive dhe kjo erdhi falë lojtarëve.
Ai lëvdoi kryesinë dhe lojtarët vendas Rexhën, Ejupin dhe Kryeziun që nuk u dorëzuan asnjë moment gjatë vitit dhe bashkë me lojtarët e rinj krijuan përshtatshmërinë për të tentuar një sukses të tillë dhe fitore të tillë.
Ndër tjerash Nelson tha se ndaj Trepçës do të vlejë shumë atmosferë duke thënë se me këtë atmosferë të zjarrtë mund të mposhtet cilido ekip.
Rahoveci e pret Trepçën në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Kosovës që organizohet në palestrën tonë.
/Rahoveci24/