Në Rahovec u shënua 28 Nëntori

Për nderë të festës së 28 Nëntorit, kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi me bashkëpunëtor, përfaqësues të OVL e UÇK-së dega në Rahovec, familjarë dhe bashkëluftëtar të dëshmoreve, kanë bërë sot homazhe dhe kanë venë kurora lulesh në varrezat e dëshmoreve, shtatoret e Heronjve Xhelal Hajda – Toni dhe Selajdin Mullabazi – Mici, Pllaka përkujtimore, busti i Heroit Mensur Zyberaj dhe tek Teqja e Madhe në qytetin e Rahovecit.

Poashtu , gjate ditës së sotme, nga Kuvendarë dhe drejtor të drejtorive Komunale, janë bërë homazhe dhe janë venë kurora lulesh nëpër varrezat e dëshmorëve dhe pllakat përkujtimore në gjithë territorin e Komunës së Rahovecit.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.