Në Rahovec po vazhdon zgjerimi dhe mirëmbajtja e ndriçimit publik

Po vazhdojnë punimet në projektin për zgjerimin dhe mirëmbajtjen e ndriçimit publik nëpër rrugët e qytetit te Rahovecit.

Në kuadër të tij është bërë riparimi dhe ndërrimi i llambave në rrugët “Xhelal Hajda-Toni” dhe “Gëzim Hamza-Piktori”, transmeton Koha.net.

Në rrugën “Asllan Kleqka” është vendosur ndriçimi i ri publik dhe janë bërë riparime në rrugën “Selim Berisha”.

Në kuadër të këtij projekti është paraparë që të riparohet dhe të zgjerohet ndriçimi publik edhe në fshatrat: Ratkoc, Fortesë dhe Krushë e Madhe.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.