Në Rahovec fillon emërtimi i rrugëve

Në komunën e Rahovecit ka filluar projekti, i cili ka të bëjë me vendosjen e tabelave me emërtimin e rrugëve, shesheve, vendbanimeve dhe parqeve sipas listës së miratuar në Kuvendin Komunal të Rahovecit.

Ky projekt është duke u realizuar nga Bashkimi Evropian në bashkëpunim me Agjencinë Kadastrale dhe Komunën e Rahovecit, bartës për realizimin e këtij projekti është Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit.

Drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Fehmi Hoxha, ka theksuar se i tërë projekti për vendosjen e shtyllave dhe tabelave me emërtimin e rrugëve, shesheve, vendbanimeve dhe parqeve në komunën e Rahovecit, do të përfundojë sipas marrëveshjes me donatorin dhe planin dinamik të firmës, e cila është kontraktuar nga Zyra e Bashkimi Evropian në Kosovë.

Hoxha ka thënë se ky projekt në radhë të parë është i rëndësishëm për banorët e komunës së Rahovecit dhe më pas edhe për gjithë vizitorët, të cilët vijnë në komunën e Rahovecit.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.