Komuna e Prishtinës ka përkrahur të rinjt e Prishtinës që të krijojnë vepra arti urbane në lokacione të ndryshme për të ndryshuar pamjen e kryeqytetit.
Teksa Komuna e Prishtinës meriton të përgëzohët që ka mbështetur Qendrën për Art dhe Zhvillim, vlen të përmendet se një ide e tillë në Rahovec jeton tash e 2 vite, por që nuk u përkrah ASNJËHERË nga komuna e Rahovecit.
Ishte organizimi i 55 të rinjve, Grapelanders ËallArt që pati kërkuar përkrahje për të ndryshuar pamjen e Rahovecit si një qytet urban dhe me rini me mentalitet urban, që do të nxiste vizitorë të shumtë nga qytete tjera, pa pasur nevojë që të shpenzohen miliona.
Megjithatë, ky projekt i cili kërkon fonde për t’u realizuar, nuk është përkrahur asnjëherë.
Në një reagim në Facebook, Qëndrim Gashi, nga Grapelanders WallArt, ka drejtuar kritika nga qeverisja e kaluar komunale, duke thënë se komuna ishte shndërruar në pasarelë mode dhe se fondet e dedikuara për Grapelanders ËallArt nuk u dhanë sepse është dashur të blihej paisja e fotografimit për një fotograf pro-AAKsë, i cili të njëjtën paisje e shfrytëzoi gjatë fushatës politike.
Reagimi i Gashit në Facebook:
