Tashmë në Pejë ka filluar festa para duelit ndaj Rahovecit që zhvillohet këtë të shtunë nga ora 17:00.
KB Rahoveci udhëton të shtunën në Pejë për derbin e madh të kësaj fundjave e ku fitorja është i vetmi opsion, teksa Peja tashmë s’ka asnjë humbje.
Madje në Pejë po bëjnë përgatitjet për festën e madhe pas ndeshjes ndaj KB Rahovecit, ku urrejtja ndaj klubit Vreshtar shihet qysh në publikimet e personave të afërt me klubin.
Kujtojmë se ndeshjet ndaj Rahovecit në Pejë priten me interesim të jashtëzakonshëm, pasi ka vite që stërmbushet salla “Karagaçi” kur Rahoveci është kundërshtar i klubit pejan dhe kjo ndodh zakonisht kur pos Rahovecit në Pejë udhëtojnë Prishtina e Trepça.
Pejanët thonë se janë bërë gati për 7-0 dhe të përfundojnë rrethin e parë të ndeshjeve pa humbje, e mbetet të shihet nëse fyerjet e tyre masive ne kor kundër qytetarëve të Rahovecit do të kulmojnë si një event festiv për një fitore të tillë të shtatë.
/Rahoveci24/