Klubi futbollistik i Rahovecit ka konfirmuar fillimin e përgatitjeve për stinorin pranveror.
Trajneri Xhabir Hajrullaga ka vendosur që qysh në start të testojë potencën fizike dhe mentalitetin e lojtarëve, duke shkuar bashkë me ta në Majën e Shkodranit, për të zhvilluar përgatitjet fizike në mes të borës.
Një hap që ndërmiret zakonisht nga trajnerë të mëdhenj në futbollin evropian, pritet që tash të krijojë efekte pozitive të lojtarët e KF Rahovecit.
KF Rahoveci konfirmoi ditë më parë edhe transferime të reja.
Dy lojtarët nga KF Ratkoci kaluan te KF Rahoveci, ashtu sikurse një lojtar cilësor nga Gjakova, teksa rikthimin në skuadër e konfirmoi edhe Durim Canziba, i cili pritet të jetë pjesë e klubit në një tentim për të shpëtuar klubin nga rënia prej Ligës së Parë. /Rahoveci24/