Në luftën mes kryetarit dhe ministrisë humbin vetëm bujqit

Mungesa e noterit në Rahovec ka shtuar një obligim tjetër për bujqit e Rahovecit, që me orë të tëra duhet të presin në Prizren apo në Suharekë për të kryer shërbimet e noterisë në mënyrë që të aplikojnë për subvencione.

Kjo ka hapur një horizont të ri për kryetarin e komunës së Rahovecit, Smajl Latifin, i cili e ka shfrytëzuar këtë mundësi për të fituar territor politik.

Në disa paraqitje të tij, madje edhe direkte, ai nuk ka hezituar që të fyejë ministrin e bujqësisë, Faton Peci.

Se Latifi po kryen një luftë politike në kurriz të bujqve, për këtë nuk ka dyshime.

E në luftën mes Latifit dhe qeverisë së Kosovës nuk ka fitues, por vetëm humbës – e ata janë fermerët e Rahovecit.

Që nga fitorja e Vetëvendosjes, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi me qeverinë e re vetëm është konfliktuar, duke “hedhur në erë” çdo urë të bashkëpunimit që do të ishte në të mirë të bujqve.

Rahoveci24 mëson se Qeveria e Kosovës po bën të pamundurën për të zgjidhur pengesat e bujqve të Rahovecit, kurse pengesë kryesore e Qeverisë së Kosovës pikërisht është Smajl Latifi, i cili nuk po ndihmon bujqit aspak me luftën politike që ka hapur në drejtim të qeverisë bashkë me servilët e tij besnik.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.