Në kohën e Osman Vuçitërnës si drejtor kishte rregull dhe të gjitha barëra

Ditë më parë ishte kandidati për kryetar të Rahovecit, Visar Korenica, ai që publikoi një foto me Osman Vuçitërnën me të cilin tha se ndanë shumë ide të përbashkëta në kuadër të programit të tij për shëndetësinë.

Një nga top 10 zotimet e Korenicës është edhe shëndetësia dhe zotimi u përqafua nga një prej mjekësve më me renome në trojet shqiptare, Osman Vuçitërna.

Rahoveci24 ka raportuar se Vuçitërna do të jetë drejtor i shëndetësisë në mandatin e ardhshëm qeverisës nëse Vetëvendosje fiton garën për kryetar.

Për Vuçitërnën puna në drejtorinë e shëndetësisë nuk është ndonjë risi. Ai ishte drejtor nga viti 1984 deri në vitin 1988.

Qytetarët kujtojnë e në kohën kur Vuçitërna ishte pjesë e vendimmarrjes në shëndetësinë e Rahovecit, kishte rregull të plotë në funksionomin e institucioneve shëndetësore dhe personalit. Po ashtu, qytetarët tregojnë se nuk ka pasur as mungesa të barërëave esenciale dhe gjësendeve tjera të nevojshme.

“Gjithçka ka qenë më mirë. Të gjithë trajtimet i kemi kry këtu. Nuk ka pas nevojë për një grip me shku në Gjakovë”, ka thënë një qytetar i revoltuar që kujton kohën kur Vuçitërna drejtoi shëndetësinë.

Një tjetër qytetar thotë se asnjëherë nuk kanë munguar mjekët dhe se barërat esenciale kanë qenë aty e qytetarët s’ka pas nevojë që të shpenzohet nëpër barnatore sikurse sot.

“Ka pasur kuzhinë në QKMF. Mjekët nuk dilnin në pauza për të mos u kthyer më, por gjithmonë ishin aty. Edhe barëra ka pasë. Gjithçka ka qenë në rregull. Shpresojmë të fitojë Visari dhe që Vuçitërna të bëhet drejtor, e meritojnë një rast. Por, sa i përket Osmanit jam i bindur se do ta vinte rregullin në shëndetësinë e Rahovecit. Duhet vullnet politik, gjë që s’ka pasë deri tash. Osmani nuk ka qenë i përzier politikisht dhe ka vullnet për t’i zgjidhur problemet. Rahoveci i beson edhe Osmanit, por edhe Visarit”, deklaroi një tjetër qytetar që nuk preferoi t’i përmendet emri për shkak të kohës së ndjeshme të zgjedhjeve.

Duket se lajmi që Osman Vuçitërna po bëhet drejtor i Shëndetësisë nise Visar Korenica dhe VV fitojnë zgjedhjet është pritur mirë nga qytetarët. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.