KB Bashkimi është nikoqir i Rahovecit 029 gjatë javës së dytë kampionale.
Klubi mik nga Prizreni e ka të pamundur ndeshjen ta zhvillojë në palestrën “Sezai Surroi” andaj është në pikëpyetje jo vetëm vendi i zhvillimit të duelit, por edhe nëse zhvillohet krejt në fund.
Ky do të ishte lajm i keq mos zhvillimi i ndeshjes, pasi klubi po bën shpenzime tash e sa kohë dhe po bëhet hajgare me djersën e djemve në kurriz të rzultateve të zgjedhjeve.
Në anën tjetër, Komisioni Komunal Zgjedhor në Rahovec do të përfundojë punën jo më larg se brenda 48 orëve dhe ka kushte që në Rahovec të zhvillohet ndeshja.


