Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë, që do të mbahet prej 2 deri më 4 shtator, në Rahovec, do të bëhët promovimi i opusit letrar të Agim Vincës, shkruan KultPlus.
Refereues në këtë promovim do të jenë: Sali Bytyqi dhe Bedri Zyberaj, kurse mbrëmja do të moderohet nga Yllza Pista. Kantautori nga Peja, Dren Loxha do të interpretojë këngë të veta ndërsa, pas promovimit vazhdon leximi i poezive nga poetët mysafirë të Festivalit: Heike Fiedler (Zvicër), Keijiro Suga (Japoni), Besa Hoxha Beqiri (Kosovë), Les Wicks (Australi), Juri Talvet (Estoni), Metin Cengiz (Turqi), Rolf Doppenberg (Gjermani/ Zvicër), Moaen Shalabia (Izrael), Olimbi Velaj (Shqipëri). Promovimi është në orën 15.00 në Restaurant TOSCA në Rahovec.