Në dyshim uniteti i opozitës në Rahovec, fraksione të caktuara në shërbim të Smajl Latifit

Smajl Latifi ka kontroll absolute jo vetëm mbi partinë e tij, po edhe mbi dy nga tre partitë opozitare që janë në Kuvendin Komunal.

Kështu bëjnë të ditura burimet e sigurta të Rahoveci24, që thonë se uniteti i opozitës në Kuvendin Komunal të Rahovecit është më në dyshim se kurrë.

Kjo për faktin se nga rezervat komunale, ishte Lëvizja Vetëvendosje që propozoi që 30 mijë euro të kalojnë shtesë si subvencionim për klubet sportive, por që ky propozim nuk kaloi tutje për shkak se katër asamblistë të partive tjera opozitare (LDK dhe PDK) nuk votuan pro këtij propozimi, ani pse opozita realisht i ka numrat për një gjë të tillë.

Kjo natyrisht i shkoi përshtati vetëm Smajl Latifit, i cili kaloi rezervat komunale për ekzekutim të pagesave të mbetura nga komuna e Rahovecit, duke lënë kështu me gishta në gojë klubet sportive të Rahovecit.

Më shumë se sa që u la sporti në lloq, duket se po lihen qytetarët në lloq.

Asamblistët që votuan kundër propozimeve opozitare dhe jo vetëm ata, por edhe krerët e partisë së tyre, duket se janë në shërbim të plotë të Smajl Latifit, i cili pa asnjë problem po udhëheq edhe pse nuk e ka shumicën në Kuvendin Komunal.

Zyrtarisht, asnjëra prej partive opozitare nuk bëri koalicion me Smajl Latifin, i cili tha se do të qeverisë vet, i bindur se mund “të blejë” me favore disa prej asamblistëve opozitarë, përpjekje të tij të cilat dështuan dhe e nervozuan në disa situata – kujtojmë se çka ndodhi kur fizikisht Smajl Latifi iu kundërvu kryekuvendarit Dëfrim Kafexhiu.

Partitë opozitare kanë vetëm një zgjidhje nëse duan që në të ardhmen të fitojnë pushtetin – e ajo është që të bashkohen e të bëjnë opozitë të fortë kundër Smajl Latifit.

Çdo lëvizje tjetër e tyre vetëm sa do t’ia sigurojë edhe një tjetër mandat maratonik AAK-së e që është jo vetëm i dëmshëm për demokracinë, është i dëmshëm për qytetarët e komunës së Rahovecit dhe për vet këto parti.

Rahoveci mbetet komuna më e pazhvilluar në Kosovë edhe pse për më se një dekade tashmë qeveriset nga Smajl Latifi dhe absolutisht se opozita ka përgjegjësi për këtë – nëse nuk do të punojnë bashkë në dobi të qytetarëve dhe vetëm në dobi të interesave të ngushta personale për të cilat e hapë dhe e mbyllë derën vetëm serviliteti i tyre ndaj Smajl Latifi.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.