Fahrie Hoti nga fshati Krushë e Madhe, ka dalë për të promovuar produktet të cilat i kultivon.
Konsideron se festivali bujqësor “AgroFest” është një mundësi e mirë për të promovuar produktet e tyre e që mbahet në Krushën e Madhe të Rahovecit, raporton KTV.
Megjithatë, bujqit sivjet janë ankuar për mungesë të rendimenteve të mjaftueshme bujqësore, për shkak të reshjeve të mëdha të shiut gjatë gjithë verës.
Ata këtë vit e kanë konsideruar si më të rrezikshmin për punën e tyre.
Ndërsa, kërkojnë kompensim të dëmeve nga institucionet e vendit.
Thirrje për kompensim të dëmeve, ka bërë edhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.
Ky është viti i 5-të që mbahet festivali “AgroFest” në këtë fshat, ku prezantohen prodhimet bujqësore të Krushës së Madhe.