Në 10 vjetorin e palestrës, KB Rahoveci përçon mesazh në dramën ndaj Prizrenit

Rahoveci ka shënuar fitore të madhe ndaj Ponte Prizrenit me rezultat 101-99.

Ndeshja ishte dramatike deri në fund, ku përkundër 45 pikëve nga lojtari mysafir Elliot Cole, Rahoveci ja doli te fitonte.

Fantastik ishin të gjithë lojtarët, në veçanti Arian Qallaku, Minnis dhe Fred.

Por, kjo fitore dramatike kur Scott në momentet e fundit huqi treshen për Ponten, është meritë e Vreshtarëve dhe atyre që udhëtuan në Gjakovë duke krijuar super atmosferë.

Rahoveci është lider pa asnjë humbje dhe javën tjetër takohet me Prishtinën që po ashtu ska humbje  dhe të gjitha 5 fitore.

Edhe kjo ndeshje tregoi pse Rahoveci meriton palestrën.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.