Ndikimi i Faton Pecit në varfërimin e Vreshtarëve, e pasurimin e Verëtarëve

Pa vreshtarë, nuk do të kishte as verëtarë. Megjithatë, e kundërshta qëndron për Faton Pecin – Ministrin e Bujqësisë.

Ministri aktual i Bujqësisë, Faton Peci, mori vendim jo shumë kohë më parë për rritjen 100% të subvencioneve për 1 Litër verë – nga 4 cent, në 8 cent për litër.

E gjithë kjo ndodhi krejt papritur, kur Peci kishte vendosur që të mos rriste fare subvencionet për 1 Hektar të Vreshtit, duke i lënë ato si në kohën e Hashim Thaçit.

640x74

Ishte një presion momental ai që ndikoi që Faton Peci të rriste 10% edhe subvencionet për vreshtat, por që kjo është natyrisht qesharake, duke ditur rritjen e kostos së jetës dhe inflacionit për dallim nga rritja fillestare kur e bëri Hashim Thaçi.

Jo që pushtetet tjera nuk kanë qenë të korruptuara dhe në bashkëpunim me veraritë në dëm të vreshtarëve, por pushteti aktual është votuar për ndryshim dhe teksa ministri pozon me veturën e tij luksoze Audi nëpër vreshtat e Rahovecit vikendeve, ai ka çdo arsye që të festojë sepse bashkëpunimi me verëtarët po i ecë për mrekulli – ndryshe nuk do t’i rriste 100% subvencionet e tyre.

Vështirë se Faton Peci mund të bindë njerëz normal në Rahovec që ta votojnë zgjedhjet e ardhshme e sigurisht se fatura që do ta paguaj do të jetë mjaft e lartë dhe këtu nuk do ta shpëtojnë as bosët e verarive në Rahovec e gjetiu. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.