Grapeland Rahoveci e pret rivalin kryesor për t’u ngjitur në Ligën e Parë, skuadrën e KB KEK-ut.
Beteja e madhe për t’u inkuadruar në Ligën e Parë duhet të fitohet patjetër nga skuadra rahovecianë.
Me një fitore në këtë duel, Grapeland Rahoveci arrin që të mbajë vendin e parë në tabelë, por me humbje do të komplikohen punët, pasi që në playoff do të humbet përparësia e terrenit mysafir.
Përparësia e terrenit vendas fitohet nëse mposhtet KEK-u dhe për Rahovecin kjo është shumë e rëndëssishme – Grapeland Rahoveci s’ka ende asnjë humbje në shtëpi dhe kjo do të kërkohet edhe ndaj KEK-ut.
Për këtë ndeshje në dyshim janë disa lojtarë si Albion Imeri (i lënduar) dhe Visar Ejupi (angazhim me Sigal Prishtinen), teksa i lënduar është shfaqur edhe Hadis Durguti pas ndeshjes së fundit ndaj Kosovarit ku ka pësuar një ndrydhje.
Përkundër këtyre mungesave potenciale, Grapeland Rahoveci mbetet favorit ndaj KEK-ut mjaft të përforcuar gjithashtu në janar.
/Rahoveci24/


