Ndeshja më e madhe e vitit, Rahoveci pret Feronikelin për t’u konfirmuar si pretendent për Superligë

KF Rahoveci e pret Feronikelin të shtunën nga ora 13:00, që është ndeshja e parë e një të shtune të madhe sportive.

Rahoveci që mban stoikisht pozitën e parë në tabelën e Ligës së Parë ka treguar potencial për inkuadrim në Superligën e Kosovës.

Por, tash do të ketë përballë Feronikelin që ka grumbulluar yjet e Superligës dhe po kërkon të rrëmbejë kreun pas startit të dobët të sezonit.

Të gjithë të jenë prezent në stadium të shtunën për të përkrahur ekipin në këtë derbi të madh, pasi me fitore Rahoveci konfirmohet si kampion vjeshtor.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.