Ndeshja e dytë të dielën në Prizren, rasti për t’u përgjigjur

KB Rahoveci ka konfirmuar se ndeshja e dytë në Prizren nga seria e gjysmëfinales se playoffit zhvillohet të dielën nga ora 19:30.

KB Rahoveci të enjtën zhvilloi ndeshjen e parë të playoffit në histori, ku u deklasua me 26 pikë epërsi nga Bashkimi.

Përkundër humbjes asgjë s’ka mbaruar pasi playoffin e fiton skuadra që ka tri fitore dhe Bashkimi momentalisht ka avantazhin prej 1-0.

Ekipi tashmë ka filluar konsolidimin dhe ka harruar ndeshjen e parë, duke u fokusuar në atë që do të jetë përgjigje për disfatën e pësuar.

Edhe të dielën pritet të ketë prezencë të madhe nga Rahoveci pasi është ditë pushimi, pasi askush nuk është zhgënjyer por të gjithë kanë ndjenjë krenarie për atë që bëri ky ekip.

Edhe kjo ndeshje transmetohet në KTV të dielën nga ora 19:30.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.