Ndërprerja e shpeshtë e ujit, shqetësim për qytetarët

Është muaji i shenjtë i Ramazanit dhe po hyjmë në ditën e dytë që qytetarët nuk kanë ujë të pijshëm. E njëjta situatë ndodhi edhe javën e kaluar pas një dëmtimi të një gypi dhe rregullimi të defektit.

Arsyetimi i ndërprerjes më të re është ndërrimi i një ventili të rëndësishëm, gjë të cilën e ka paralajmëruar KRU Gjakova.

Sidoqoftë, këto punime po ndikojnë në ndërprerje të gjata të ujit të pijshëm.

Kohëve të fundit janë shpeshtuar këto ndërprerje të ujit të pijshëm dhe tashmë kjo është shqetësim i rëndësishëm për qytetarët e komunës së Rahovecit.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.