Ndaj Bashkimit ndeshja e fundit për Locin në bankën e Rahovecit?

Pas tri humbjeve rresht KB Rahoveci ka ndërmarrë masa për ta përforcuar ekipin, duke sjell Altin Morinën e Arian Qallakun.

Por, këto pritet të mos jenë ndryshimet e fundit.

Siç mëson Rahoveci24 tashmë “sëpata është mprehur” dhe në rast të humbjes nga Bashkimi të dielën pritet shkarkimi i Bujar Locit nga pozita e kryetrajnerit.

Rahoveci tashmë ka gati listën e trajnerëve të runj, por besimi në Locin ekziston deri të dielën, ku me fitore ai së paku do garantonte prezencën në Final 8.

Klubi poashtu ka gati transferimin e ri, një qendër amerikane për t’i ndihmuar Amadi Ikpezes.

Kujtojmë se Bujar Loci ka kritikuar klubin për mu gesë transferimesh kurse së fundmi fajësoi direkt lojarët për humbjet. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.