Ndahet buxheti për palestër, kryhet në fillim të vitit 2017 (Dokument)

Më në fund, do të finalizohet palestra në komunën e Rahovecit.

Pas një dekade fillimit të punimeve, më në fund procesi i ndërtimit të palestrës do të përmbyllet, pas një presioni të hatashëm qytetar dhe të gjithë komunitetit sportiv, sidomos KB Rahovecit.

Ministri Avdullah Hoti ka konfirmuar buxhetin për vitin e ardhshëm për ndërtimin e palestrave, ku në një dokument të siguruar nga Rahoveci24, shihet se për përfundimin e palestrës për fazën finale janë ndarë 270 mijë euro.

Me këto të holla sipas burimeve të Rahoveci24 në mënyrë optimale do të mund të finalizohet palestra dhe të krijohen kushtet optimale për zhvillimin e ndeshjeve me paisje të standardeve të FIBA-s, ku edhe ndeshjet ndërkombëtare do të mund të zhvillohen në qytetin tonë, shkruan Rahoveci24.

Ky është lajmi më i madh në fund të këtij viti dhe një gëzim i madh sidomos për djemt e KB Rahovecit ekipin e parë të Superligës dhe të kategoritë e ulëta, që nga fillimi i vitit do të kenë shtëpinë e tyre, e sidomos për tifozët, të cilët më nuk do të udhëtojnë me shpenzime të mëdha gjatë gjithë vitit për të përkrahur ekipet e zemrës.

Ky është premtim i mbajtur nga qeveria dhe ministri Avdullah Hoti, i cili pas një presioni të hatashëm nga Rahoveci24 ka reaguar duke premtuar se do të ri alokohen mjetet për palestrën dhe se ky projekt do të përfundojë në fillim të vitit 2017.

Përfundimi i palestrës është një tjetër sukses i Rahoveci24, portalit më të madh dhe më të fuqishëm në regjionin e Anadrinisë, që vazhdimisht është përkujdesur për përmirësimin e kualitetit të jetës së qytetarëve të Rahovecit, duke raportuar drejt dhe paanshëm, e sidomos për palestrën, duke zbuluar dokumente dhe fakte tronditëse, duke bërë presion të pandalshëm, me ç’rast u detyruan edhe insititucionet relevante duke parë presionin qytetar që të reagojnë dhe ky projekt të çdohet drejt fundit. /Rahoveci24/

rahoveci24-1

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.