Mustafë Merovci luajti i sëmurë ndaj Trepçës

Lista e lojtarëve që kanë nevojë për trajtim mjekësor te KB Rahoveci po zgjerohet në mënyrë dramatike, por pavarësisht këtyre vështirësive, ka lojtarë që luajnë të sëmurë – e disa të tjerë që tradhtojnë shokët e tyre.

Me të mësuar se një nga shokët e tij më të mirë, Muhamed Hasani, ka vendosur të mos udhëtojë në ndeshjen ndaj Trepçës dhe ta tradhtojë klubin dhe bashklojtarët e tij, ishte menjëherë Merovci ai që u nisë në drejtim të Mitrovicës.

Ai edhe pse i sëmurë me grip dhe në pamundësi për të luajtur, gjeti formën dhe u sakrifikua duke u inkuadruar në lojë dhe duke realizuar plot 11 pikë, i dyti më së shumti në ekip, shkruan Rahoveci24.

Mervoci me këtë gjest shembullor vërtetoi dashurinë e tij për klubin, teksa shembull mund të marrin prej tij edhe lojtarët e rinj e sidomos edhe shoku i tij, Muhamed Hasani, që siç mëson Rahoveci24 është përjashtuar tashmë nga ekipi dhe vetëm po pritet komunikimi zyrtar për largimin e lojtarit i cili humbi dy gjuajtjet e lira vendimtare ndaj Yllit, duke e humbur kështu edhe lojën.

Për Mervocin ky është sezoni i dytë i tij te KB Rahoveci, pasi ishte pjesë e ekipit që shënoi historinë me ekipin duke u inkuadruar në Superligë.

Përvoja e tij është kyçe për ekipin e KB Rahovecit dhe klubi duhet të nisë sa më shpejt bisedimet për renovim për sezonin e ardhshëm me lojtarin, pasi që nuk është hera e parë që ai ka dëshmuar dashurinë për klubin dhe qytetin e Rahovecit. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.