Mustafa kritikon Krasniqin: Lartësia e kateve nuk caktohet nga kandidatët për kryetar

Kandidati për asamble komunale nga lista e AAK-së me numër 14, Drilon Mustafa, ka kritikuar kandidatin e LDK-së për kryetar rreth temës së ndërtimeve të larta.

Më poshtë gjeni të pa edituara përgjigjiet e Drilon Mustafës për Rahoveci24:

“1.Harta zonale nuk është premtim elektoral, por dokument ligjor që hartohet vetëm pas miratimit të PZHK-së. Lartësia e ndërtesave nuk vendoset nga kandidatët për kryetar, por përcaktohet me norma të qarta nga Ministria e Planifikimit Hapësinor të Kosovës. Prandaj, ata që sot premtojnë etazhe, duhet t’i pyesim: ku ishit dhe çfarë bëtë kur po hartohej PZHK-ja, hapi i parë dhe themelor që hap rrugën për hartën zonale? Fati i qytetarëve tanë ishte që në përbërjen e asamblesë patëm dy arkitekt dhe një arkitekte, të cilët dhanë kontribut të çmuar në këtë proces. Unë kam qenë dhe jam për një etazhitet 2B + P + 7 dhe do të jap maksimumin tim që ky standard të respektohet, duke ruajtur identitetin urban dhe cilësinë e jetës në qytet”.

“2. Ndërtimtaria është interes strategjik për zhvillimin e komunës. Është mirë që sot flasim hapur për të, sepse kjo është një temë që prek të gjithë. Nga të gjitha listat e partive për asamble, me sa duket, unë jam i vetmi me profesion Arkitekt. Prandaj kërkoj përkrahjen e kolegëve të mi dhe të çdo qytetari që beson se planifikimi urban duhet të bëhet me dije profesionale, transparencë dhe përgjegjësi. Kontributi im do të jetë gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe në mbrojtje të interesit publik. Vazhdojmë edhe katër vite me shumë punë të mira për Rahovecin dhe kryetarin Smajl Latifi”, u shpreh Mustafa për Rahoveci24.

osa1

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.