Musab Mala nuk ftohet nga Kosova A, në vend të tij Janjeva i Prishtinës

Kosova A ka publikuar listën për ndeshjet e përfaqësueses në basketboll.

Përfaqësuesja që drejtohet nga Christos Marmarinos në bankë dhe me menaxher Granit Rugovën, ka bërë të ditur listën e gjerë të lojtarëve.


Në këtë listë të gjerë shihet mungesa e yjeve të shumta, kurse mungesa më skandaloze është ajo e Musab Malës, superyllit të KB Rahovecit.


Mala është një prej lojtarëve më të përgatitur dhe profesional, i cili ka shkëlqyer edhe për Kosovën A, por që kësaj radhe nuk është ftuar, vetëm me qëllim për ta larguar nga KB Rahoveci në janar.

Pra, kjo mund të shihet edhe si një tendencë për ta larguar Malën që të bindet nga Rahoveci, ndryshe nuk ftohet te Kosova A.

Kjo listë mund të thuhet lirisht se është një listë e dostave dhe familjarëve e hartuar nga Granit Rugova, e cila nuk përputhet me kualitetin e lojtarëve, pasi pos Malës, nuk janë ftuar as Rron Ukaj e Dardan Kapiti.

I ftuar nuk ishte as Arian Qallaku, ish ylli i Rahovecit që po kalon super formë me Pejën këtë edicion.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.