Musab Mala: Nëse është nevoja edhe me një këmbë do të luaj

Ylli i KB Rahovecit, Musab Mala, ka thyer gishtin e dorës së majtë në ndeshjen e fundit ndaj Pontes.

Ai u lajmërua nga klubi për dy ndeshjet vendimtare ndaj Bashkimit e Pontes si “në dyshim” për këto paraqitje dhe kishte pak shpresa.

Burimet e Rahoveci24 konfirmojnë se Musab Mala ishte prezent në stërvitje përkundër lëndimit të pësuar.

Në një prononcim për Rahoveci24 ai ka konfirmuar se do të luajë dhe se për këtë nuk do ta ndalë asgjë. 

“Nëse është nevoja do të luaj edhe me një këmbë. Janë ndeshjet vendimtare dhe jam i vetdishëm sa të rëndësishme janë këto ndeshje për klubin dhe gjithë qytetin. Tani jemi të fokusuar në dy ndeshjet e arshshme, por më duhet edhe të falënderoj publikun për gjithë përkrahjen e jashtëzakonshme”, tha Mala shkurt për Rahoveci24. 

Mala pati paraqitje fantastike ndeshjen e fundit dhe u notua me notë 9.0 nga redaksia e Rahoveci24. 

Rahoveci luan të dielën ndaj Bashimit në ndeshjen vendimtare për playoff dhe të mërkurën ndeshjen vendimtare kthyese ndaj Pontes. Të dyja ndeshket luhen në Suharekë nga ora 19:00. 

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.