Munib Durguti reagon pas akuzave drejtuar ndaj tij

Drejtori për Shëndetësi dhe mirëqenie sociale, Munib Durguti, ka reaguar pas akuzave drejtuar ndaj tij pas emisionit “Perspektiva”.

Ishin qytetarë, e veprimtarë ata që kontestuan disa deklarata të Munib Durgutit dhënë në emisionin “Perspektiva”, një prej emisioneve më të mira ku u ndriçuan shumë gjëra rreth shëndetësisë, e madje u hapën shumë debate.

I heshtur pas kontestimeve të komenteve të tij nuk ka mbetur Durguti, i cili ka me anë të një komunikate dërguar në redaksinë e Rahoveci24 ka spjeguar disa prej pyetjeve dhe akuzave të drejtuara ndaj tij.

Si më poshtë, reagimi i Munib Durgutit:
Dëshiroj të sqarohem në lidhje me disa ç’ështje të ngritua dhe ndiej obligim në cilësinë e zyrtarit publik ti informoj qytetarët për spekulime dhe të pavërteta të sajuara nga disa qytetarë që e komentuan Intervistën time në Emisionin Perspektiva
– Në Sektorin e Stomatologjisë në vitin e kaluar kemi investuar rreth 9.000 € me të cilat kemi blere 2 karriga Dentare, dhe e do të vazhdojmë të investojmë edhe gjatë këtij viti në paisje medicinale dhe stomatologjike,
Jemi në pregatitje të projektit për riparimin e infrastrukturës së objektit të atij sektori, jemi të vetëdijshëm për gjendjen e vjetëruar të objektit, por edhe mundësit buxhetore që i kemi në dispozicion.
-Sa i përket projektit të fituar nga Ambasada Japoneze, jam sqaruar gjatë emisionit mirëpo për shkak kohës së kufizuar në emision, nuk kemi pas hapsirë që ti diskutonim të gjitha ç’ështjet por si do që të jetë tani kjo çështje është hapur dhe do tju informojmë në detaje.

-Gjatë javës së kaluar është e vërtet se operatori i përzgjedhur nga Ambasada Japoneze për furnizim me paisje medicinale: Analizatori Hematologjik, Biokimik dhe Karrigen Dentare, i ka sjellur këto paisje.
Gjatë procesit të verifikimit të tyre kemi verejtur se ato nuk janë në përputhje me Ofertën, dhe të gjitha ato i kemi kthyer mbrapa pa kompromis.
Operatori në fjalë ka kërkuar falje për veprime të tilla dhe është arsyetuar se Ai ishte në një udhëtim jashtë vendit ndërsa punëtorët e tij kanë gabuar pa qëllim!
E kemi informuar Ambasadën Japoneze për këto lëshime të Operatorit dhe jemi në koordinim të plotë me ta, Operatori ekonomik në fjalë ka deklaruar se do ti sjell paisjet në përputhje të plotë me specifikat të përshkruara në ofertë.

-Si spekulim i rradhës i ngritur kanë qenë mjete nga donacioni!
Ju njoftoj dhe siguroj se mjetet 61.116€ janë në llogari të Komunës dhe do të procesohen vetëm atëherë kur të përmbushen kushtet nga specifikat e ofertës dhe kontratës në tërësi.
Këto veprime dhe qëndrime tona janë në përputhje të plotë me moralin qytetar, politik dhe njerëzor, si dhe me parimin e llogaridhënies, Andaj ata që i ngritën këto akuza pa u interesuar fare për vërtetësinë e tyre duhet të distancohen prej tyre dhe së paku të qytetarëve tu kërkojnë falje publike për sajimin e tyre.
Me nderime.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.