Rahoveci njihet si një prej qyteteve më të pastra në Kosovë.
Por, përkundër faktit se kompania Eko Regjioni është efikase në mbajtjen pastër të qytetit dhe përkundër faktit se rahovecianët vet kanë kulturë për mirëmbajtjen pastër të ambientit të tyre, Rahoveci24 ka evidentuar një problem.
Si qytet që mirëpret në disa periudha gjatë vitit edhe turistë, atëherë duhet të kemi më shumë shporta publike, shkruan Rahoveci24.
Mungesa për shporta publike dhe hudhjen e mbeturinave në miniaturë, është evidente dhe është një problem i zgjidhshëm.
Tek e fundit, kështu e mbajmë të pastër qytetin tonë. /Rahvoeci24/