Mungesa e parkingjeve publike, problem serioz për qytetarët (Foto)

Mungesa e parkingjeve publike në komunën e Rahovecit është një problem mjaft serioz me të cilin ballafaqohen qyetarët.

Këmbësorët ankohen çdo ditë në Rahovec se nuk kanë nga të ecin për shkak të parkimit të veturave në trotuare.

Madje kohë më parë dy fëmijë u shkelën si pasojë e këtij fenomeni.

Me këtë problem real ballafaqohen çdo ditë edhe shitësit dhe pronarët e dyqaneve në rrugët kryesore të qytetit.

Kurse vet shoferët thonë se janë në hall për shkak të mungesës së parkingjeve publike, pasi thonë se ashtu kështu po rrezikojnë të dënohen nga policia vend e pa vend, krejt për shkak të mungesës së parkingjeve publike.

Ky mbetet një problem shumë serioze për komunën e Rahovecit, që ka mungesë të tokave publike brenda në qytet.

Mbetet të shihet nëse do të ketë tentime për të thirrur një debat më të gjerë për këtë temë dhe se si mund të gjendet një zgjidhje e duhur kur dihet se edhe Prishtina e ka problem këtë aspekt të organizimitm të qytetit. /Rahoveci24/

parking-1

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.