Trajneri i KB Rahovecit, Muhamed Thaçi – Muja, u shpreh i entuziazmuar para duelit të parë që zhvillohet nga ora 17:00 mes Rahovecit dhe Yllit.
Rahoveci e pret Yllin në derbin e madh që hapë sezonin në Superligë dhe Muja thotë se Ylli është shumëherë më i fortë, por mund të mposhtet me përkrahjen e gjithë qytetit në palestër.
Ai pranon se përkrahje më të mirë kurrë nuk ka pasur se në Rahovec.
“Padyshim se ne i respektojme gjithe kundershtaret jemi te vetedijshem qe luajme kunder nje favoriti, kunder nje kampioni, po ne do ta bejme maksimumin te paraqitemi sa me mire!”.
“Mua s’me mjaftojne as 2 muaj per pergaditje duke i ditur kerkesat principet dhe sistemin qe e luaj. Ne si ekip komplet kemi bere 3 stervitje me roster te plote por deshira pozitiviteti ekziston. Do japim maximumin!!”.
“3. Kam luajtur ne shume vende ne Kosovë, por mikpritje me te mire deri tash s’kam pas qytetaret me kane respektuar maksimum gjithashtu i falemderoj dhe i ftoj te vijn te shohin spektakel nuk do zhgenjehen se paku jo nga ajo qe ne do ta japim ne fushe”, tha Muja per Rahoveci24.