Muja: Peja luan basketbollin më të mirë në ligë, por ne nuk jemi dorëzuar ende

Trajneri i KB Rahovecit, Muhamed Thaçi – Muja, u shpreh i zhgënjyer pas humbjes ndaj Prishtinës e cila u pësua në frymën e fundit dhe pas ndikimit të gjyqtarëve.

Një faul me qëllim ndaj Seeleyt kur topi ishte i diskutueshëm në momentin më të mirë të Rahovecit, ndikoi shumë në rrjedhën e takimit dhe në fund Prishtina arriti të triumfojë.

Rahoveci asnjë ndeshje nuk e ka humbur më shumë se 7 pikë, duke qenë gjithmonë me gjasa për të fituar përgjatë këtyre periudhave të lojës.

Pas ndeshjes, trajneri i pyet për ndeshjen ndaj Pejës, duke thënë se ata e luajnë basketbollin më të mirë.

“Ndaj Pejës në vikend? Po, për Pejën e kam thënë edhe më herët gjatë sezonit se luajnë basketbollin më të mirë në ligë, por ne nuk jemi dorëzuar ende, unë nuk jom tip që dorëzohna, është vetëm java e gjashtë dhe të shohim ndyrshimet cilët mund t’i bëjmë, por dikush do t’i kapë kuferat dhe të ikë në shtëpi”, u shpreh mes tjerash trajneri duke paralajmëruar edhe ndryshime.

Rahoveci përballet me Pejën fundjavën e ardhshme në palestrën “Karagaçi”.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.