Muja: Ndeshje e rëndë ndaj Vëllaznimit, Prishtina? Kam klauzolë, por jam i fokusuar te Rahoveci

Trajneri i KB Rahovecit, Muhamed Thaçi, ka paralajmëruar tifozët se pritet ndeshje e vështirë ndaj Vëllaznimit, teksa ka hedhur poshtë spekulimet se u kontaktua nga Prishtina. Ai konfirmon se ka klauzolë në kontratë për t’u larguar, por se për momentin është i fokusuar te Rahoveci. 

Rahoveci24: Te dielen eshte ndeshja ndaj Vellaznimit, ekip qe filloi me humbje edicionin kurse ne triumfuam ndaj Yllit. Çka mendon per kete ndeshje si ndeshje e dytë e kampionatit, a mendon se kemi pasur fat ne short apo do te jete ndeshje me e veshtire se sa qe pret opinioni?

Muja: Ndeshje shumë e rëndë dhe me presion per dy ekipet.

Asgje nuk ka ketu me fat ne do te luajme me gjithe ekipet o heret o von eshte ndeshje shume e veshtire posaçerisht per neve, ne te gjithe e kemi kuptuar se loja ka peshe te madhe dhe presion andaj po pergaditemi sa mundemi dhe sa me mire.

____________ 

Rahoveci24: Kemi pasur disa statistika rekorde si 14 treshe ne ndeshjen e pare, a mendon se mund te replikohet nje paraqitje e tille ofanzive?

Muja: Ne nuk largohemi nga sistemi jone ne mbrojtje dhe ne sulm vetem do mundohemi te perfeksionojme dhe ne nder kohe te bejme ndryshime qe na konvenojne loje pas loje.

___________

Rahoveci24: Vellaznimi pritet te sulmoje pozitat 4-5 per shkak te qendrave. Mungesa e njerezve te gjate ne mbrojtje a e konsideron problem duke ditur se luajtem short-ball ndaj Yllit. Sa i beson short-ballit ne ndeshjet e tilla kur perballe kemi qendra kaq te fuqishme?

Muja: Rosterin qe e kemi bere e kemi bere per pershtatje te sistemit dhe nuk jemi pishman do te mundohemi ta permirsojme ndihmen help side ne Mbrojtje dhe kercimet, box outin, per tjera gjera jemi ne rregull.

_______

Rahoveci24: Burimet e portalit kane mesuar se jeni kontaktuar nga Prishtina pas shkarkimit te Ekrem Memnun. A ka pasur ndonje kontakt dhe nese po, a mund ta shohim Mujen ne ndonje ekip tjeter para perfundimit te sezonit. A kane arsye te frikesohen tifozet ne Rahovec se Muja do largohet?

Muja: Une jam i koncentruar ne ekipin tim Prishtina s’me ka kontaktuar edhe pse kontrata ime ka buyout (klauzolë). Une dhe ekipi jemi te fokusuar ne ndeshjen me Vellaznimin kurse thashethemet mbeten aty ku jane, nuk mund t’i ndal. Eshte normale ne basketboll trajnerat e lojtaret me levize, unë jam i lumtur ne Rahovec, aty ku jam për momentin kurse ardhmerine nuk mundem ta parashikoj!

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.